Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri sekuestron një armë

Vushtrri, 16 mars 2022
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore në orët e pasdites së datës 16 mars 2022, Policia në Vushtrri ka sekuestruar një armë.
Mbi bazën e informacionit për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar, me ç’ rast gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek.
Bazuar në hetimet fillestare dhe provat e siguruara, personi i dyshuar dyshohet se në rrugën ’Haxhi Zeka’ në Vushtrri, ka shtënë me armë në ajër dhe më pas me veturën e tij ishte larguar, ndërsa si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. Xh., 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve, përdorim i armës dhe shkaktim i rrezikut përgjithshëm’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje