Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri sekuestron dy armë zjarri

Në orët e mbrëmjes së datës 12 prill 2024, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar se në fshatin Sllakovc janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policor ku fillimisht në vendin e ngjarjes kanë gjetur disa gëzhoja, ndërsa si rezultat i veprimeve të shpejta policore kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë dy presona të dyshuar, ku gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit pistoleta dhe katërmbëdhjetë fishek.
Në cilësi të të dyshuarave, janë intervistuar dy të dyshuarit mashkull/kosovar, shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje