Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Dje me datë 18.08.2022, rreth orës 09:45, në rrugën “Skënderbeu”-Vushtrri policia ka arrestuar dyshuarin J.M., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale ,,Dhunë në familje ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.