Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me datë 19.07.2022, rreth orës 14:30, në Vushtrri është arrestuar dyshuari V.A., 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale ,,Vjedhje ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.