Vushtrri, 13 Shator 2021
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tillë është realizuar sot me datë 13.09.2021, ku rreth orës 01:19 në Vushtrri është ndaluar i dyshuari Z.B., 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.105/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, dënim me burgim prej një viti e /25/ ditësh.