Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Vushtrri, 18.Janar 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Dy urdhëresa e tilla janë realizuar dje me datë 18.01.2022, ku rreth orës 14:30, në Vushtrri janë ndaluar të dyshuarit Q.B., 30 vjeçar dhe E.M., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, ju kishte lëshuar urdhëresat ED.nr.26/2021 dhe Ed.nr.63/2021, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje