Mbi bazën e informatave dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve dhe substancave narkotike, njësitet policore në Vushtrri në koordinim me njësinë e antidrogës në kuadër të DHTN-së, në orët e mesditës së sotme, kanë realizuar një bastisje.
Bastisja është realizuar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë dhe substancë narkotike:
– Një armë e gjatë pushkë automatike me tre fishek;
– Një armë pistoletë me katër fishek;
– Tri qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 11.5 gram;
– Një peshore digjitale;
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve dhe substancës narkotike është intervistuar i dyshuar: E. F., 27 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe “Blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.