Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

Vushtrri, 12 Mars 2025
Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme me datë 12.03.2025 kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.
Këto kontrolle janë kryer përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç‘rast janë kontrolluar mbi 1379 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.
Gjatë kontrollimit, në njërën prej shkollave në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, një (1) maskë, dhe një (1) boks metali.
Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent dhe me rekomandim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës dhe municionit”.
Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e arsimit në parandalim dhe ofrimin e sigurisë në shkolla.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje