Gjatë ditës së sotme, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë mbajtuar takim me përfaqësues të shoqatës së auto-taksive individual në Vushtrri.
Ky takim, u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët ndaj komunitetit. Temë diskutimi ishte veprimtaria dhe sfidat e përditshme të auto-taksive, e në veçanti në sferën e sigurisë.
Nga ana e zyrtarëve policorë është pasqyruar rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në interes të përbashkët, duke marrë parasyshë se veprimtaria e auto-taksive është faktor i rëndësishëm i identifikimit dhe adresimit të çështjeve në interes të sigurisë.
Përfaqsuesit e shoqatës së auto-taksive rikonfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit në interes të përbashkët, e në veçanti çështjet që ndërlidhen me sigurinë.
Takimet e kësaj natyre dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë për bashkëpunim me komunitetitin në interes të sigurisë.