Mbrëmë rreth orës 22:00 njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë, në kohën kur njësia policore po realizonte një kontrolle në një lokal me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar në brez i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë me katër (4) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. H., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.