Gjatë ditës së sotme policia në Vushtrri, ka konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është bërë në kohen kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim te personi i dyshuar është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me të cilën dyshohet se me datën 24 shkurt 2023, i dyshuari kishte shtënë me armë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. I., i moshës 23 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ”përdorim i armës”.