Gjatë ditës së djeshme, polica në Vushtrri, ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Mbi bazën e urdhëresës aktive të lëshuar Gjykata Themelore në Mitrovicë, është arrestuar i dyshuari A. M., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.