Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Suharekë realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Prizren, 12 maj 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me 12.05.2022, rreth orës 09:00, në Suharekë është arrestuar dyshuari A.S., 28 vjeçar, m/sh/k, i cili ishte ne kërkim për veprën penale “Mashtrim” nga datat 12.01.2021,i njëjti është shoqëruar Prokurorin Themelore në Prizren dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet për 48 orë.
Po ashtu me 12.05.2022, rreth orës 10:15, në Suharekë është arrestuar dyshuari N.M., 48 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Suharekë.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 3 muajve burgim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje