Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj sekuestron armë dhe municion

Skenderaj, 02 shkurt 2022
Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për “Armëmbajtje pa leje”, sot më datë 02 shkurt 2022, kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.
Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Baks të Skenderajt, me ç’ rast janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion :
– Një (1) pushkë automatike AK-47
– Dy (2) karikator të pushkës automatike AK-47
– Dy (2) pushkë ajrore
– Tri (3) armë të shkurta Pistoleta
– Dy (2) maska
– Dy (2) palë pranga
– Një (1) shufër metalike
– Një (1) boks hekuri dhe
– Tridhjetë e nëntë (39) fishek të armës AK-47
Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale ‘’Shantazh’’ dhe“ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë ë rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje