Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar pasi i njëjti në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë.
Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar në rrjete sociale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar i armës”.