Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Skenderaj është duke e realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Dje me datë 17.07.2022, rreth orës 16:55, në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor Skenderaj është arrestuar dyshuari E.Z., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë dega në Drenas kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale ,,Mashtrim ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.