Skenderaj, 03 shkurt 2024
Policia në Skenderaj, në një pikë kontrolli kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me pesëmbëdhjetë (15) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje .
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 28 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’.