Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Skenderaj, 21 gusht 2023
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbrëmë kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë.
Konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 21 gusht 2023 në orët e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë e të dyshuarit J.SH., 38 vjeçar, kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje