Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj konfiskon armë e municion

Mitrovicë, 9 qershor 2023
Gjate ditës së sotme Policia në Skenderaj, ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion.
Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë dhe municion:
▪︎ dy pushkë automatike
▪︎ katër karikator
▪︎ 100 copë fishekë
▪︎ disa pjesë të ndryshme të armës
Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona, pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje