Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj arreston një person të dyshuar për falsifikim të parasë

Skenderaj, 27 nëntor 2022
Gjatë ditës së djeshme një ankues pronar i një dyqani në fshatin Qitak të Skenderajt, ka raportuar se një person i dyshuari kishte bërë pagesën me një bankënotë prej pesëdhjetë euro (50) të falsifikuara dhe ishte larguar nga dyqani. Bankënota prej pesëdhjetë eurove (50) euro, është fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes nga njësia e Forenzikës.
Pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe dyshimeve të bazuara hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar L. U.,19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Falsifikim i parasë”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje