Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj arreston një person dhe sekuestron armën e postuar në rrjete sociale

Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar në një fshat të Skenderajt pasi që i njëjti më parë në rrjete sociale kishte postuar një video në të cilën ishte parë duke shtënë me një armë zjarri tytë shkurtër. Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar ne polici ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari si dhe tetë (8)fishekë.
Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe me vendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje