Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Shtime organizoi ligjërata në shkolla

Policia në Shtime organizoi ligjërata në shkolla
Policia në Shtime, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijësimit të nxënësve për dukuritë negative, ka realizuar ligjërata me nxënës të klasave VII.VIII dhe IX , në pesë shkollat e mesme të ulta në Shtime, në shkollat e fshatrave Carralevë dhe Zborc ‘’Abdullah Shabani’’, në shkollën e fshatit Pjetrshticë ’’Idriz Ajeti’’ dhe në shkollën e fshatit Muzeqinë ‘’Lasgush Poradeci’’, me temë ‘’ Parandalimi i ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore’’.
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të Policisë Rajonale, e cila ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e ngacmimeve seksuale.
Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale , masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.
Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!
Policija u Štimlju je organizovala predavanja u školama
Policija u Štimlju, na osnovu Integrisane strategije obaveštajno vođene policije i policije u zajednici, u cilju senzibilizacije i svesti učenika o negativnim pojavama, održala je predavanja sa učenicima VII, VIII i XI razreda u pet osnovne škole u Štimlje, u školama sela Carraleve i Zborc ”Abdullah Shabani”, u školi u selu Pjetrshtica ”Idriz Ajeti” i u školi u selu Muzeqine ”Lasgush Poradeci”, sa temom „Sprečavanje seksualnog uznemiravanja i kaznene zakonske mere“.
Predavanja, koja imaju za cilj podizanje svesti učenika da doprinesu prevenciji seksualnog uznemiravanja, su održali instruktori Regionalne policije,.
Pored toga, učenici su upoznati i sa dužnostima i odgovornostima policije u oblasti prevencije, reagovanja, odnosno tretmana slučajeva seksualnog uznemiravanja, zakonskim i kaznenim merama, kao i posledicama koje ova pojava izaziva.
Teme koje se predaju, putem interakcije izazvale su radoznalost kod učenika.
Tako će regionalna policija nastaviti da drži predavanja u školama drugih opština regiona Ferizaj.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje