Policia në Shtime, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve ka mbajtur ligjërata në shkollat e komunës së Shtimes : ‘’Lasgush Poradeci’’ në fshatrat Gjyrkovc, Vojnovc, Rashincë, Muzeqinë dhe në shkollën ‘’Skenderbeu’’ në Reçak me temë ‘’Dhuna në familje ’’.
Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve- zyrtarëve policor, të trajnuar enkas për këto ligjërata. Policia ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje.
Nxënësit e klasave VI,VII,VIII dhe IX –ta, u njoftuan edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dhunës në familje si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.
Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit duke qenë bashkëbisedues.
Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!