Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia ne rajonin e Prizrenit vazhdon me masat e shtuar ne parandalimin e pandemis anti covid-19

Prizren,09 shtator 2021
Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Përveç angazhimeve në fusha tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë 24 orëshit zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra tregtare, me ç’ rast janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.
Bazuar në gjendjen faktike, ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19.
Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Ne raportin 24 orësh, policia në Prizren gjithashtu raporton edhe për raste tjera penale. Sipas te gjeturave janë shqiptuar 369 gjoba për kundërvajtje moszbatim te masave në bazë të vendimit te Qeverisë, ndërsa për kundërvajtje tjera 229 tiketa duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor
Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje