Në kuadër të planit të veprimit për sezonin veror 2022. Drejtoria Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut në fushën e parandalimit po vazhdon me aktivitete shtesë .
Nën moton “Festo pa armë’’ zyrtarë policorë në të gjithë rajonin po shpërndajnë fletëpalosjeve me përmbajtje të këshillave për mospërdorimin e armëve në ahengje.
Veprimet policore për sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit të armëve në ahengje, përveç shpërndarjes së fletëpalosjeve janë duke bërë edhe përmes takimeve me banorë të zonave të ndryshme, ashtu edhe me përfaqësues të fshatrave, anëtar të KLSP-ve, pronarë të sallave të ahengjeve, me qëllim që raste të tilla të mos jenë evidente në mesin tonë.
Në fletëpalosje janë apostrofuar disa nga veprimet primare që duhet ndërmarrë si individ, si organizator, ashtu edhe si pronar, po ashtu janë specifikuar disa nga veprimet bazë të Policisë në situata të tilla, siç janë:
– Ndërprerja e përkohshme e ahengut,
– Bastisjet,
– Arrestimi i të dyshuarve,
– Sekuestrimi i armës.
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.