Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarë “Edhe ju mund të KONTRIBUONI”

Mitrovicë, 31 mars 2023
Në kuadër të veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë, policia në rajonin e Mitrovicës së jugut, është duke ndërmarrë veprime parandaluese përmes aktiviteteve shtesë, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe mosveprimet e tyre.
Si pjesë e aktiviteteve të shtuara policore, gjatë kësaj jave po shpërndahen fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin për :
– sigurimin e shtëpive/ banesave
– sigurimi i parave/stolive kur nuk ndodheni në shtëpi
– mos ekspozo gjëra me vlerë në automjet pa mbikëqyrjen tuaj.
Shpërndarja e fletëpalosjeve me moton “ Edhe ju mund të KONTRIBUONI po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë si dhe parandalimin e rasteve dhe veprave tjera të kundërligjshme.
Ky aktivitet fuqizon bashkëpunimin e ndërsjellë dhe synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje