Me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në planin e veprimit (Sezoni veror 2022), ka filluar së realizuari aktivitet vetëdijesimi me moton: “Mos shkakto zhurmë-bezdisje”. Përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave, synohet të vetëdijesohen qytetarët e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.
Duke pasur parasysh sezonin verorë, në këto rrethana veprimet policore do të jenë të bashkërenduara me autoritetet komunale përfshirë inspektorët komunal, ku përveç pjesës preventive -sensibilizimit veprimet e përbashkëta do të jenë në përputhje me autorizimet ndërinstitucionale në zbatimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike-Nr.03/L-142 neni-8.
Veprime e përbashkëta me inspektor komunal do t’ vazhdojnë gjatë gjithë sezonit verorë me prioritet kohorë do t’ jenë orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në fokus do t’ jenë zonat ku operojnë, lokalet e natës, restaurantet, kafiteritë, diskotekat.
Nëse zhurma është e padurueshme dhe ju pengon, thërrisni Policinë në numrin 192.