Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut po zhvillon fushatë vetëdijesimi me moton “Stop Drogës”

Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut po zhvillon fushatë vetëdijesimi me moton “Stop Drogës”
Mitrovicë, 05 shtator 2023
Ne kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar se zbatuar plani operativ “siguria ne shkolla 2023”, në saje të këtij plani me qëllim të vetëdijesimit-sensibilizimit të qytetarëve, nxënësve për pasojat e përdorimit të substancave narkotike, policia përmes aktiviteteve shtesë (fushatës) javore po synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve dhe nxënësve për rreziqet dhe pasojat qe shkaktojnë substancat narkotike.
Me synim për të informuar dhe vetëdijesuar qytetarët nën moton “Stop drogës” në gjithë rajonin e Mitrovicës se Jugut, qytetarëve dhe nxënësve po u shpërndahen broshura me mesazhe informuese e vetëdijesimi për pasojat që shkakton droga si ne aspektin shëndetësor ashtu edhe pasojat dhe masat e parapara me ligj.
Për çdo rast me elemente të dyshimtë për substanca narkotike, raportoni në Polici në linjën 192, ne tel 044 544677/ 028 532 366, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].
Shiko statistikat dhe reklamat
Promovo
Të gjitha reagimet:

22

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje