Me qëllim të parandalimit të dhunës në familje, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut përmes aktiviteteve (fushatës) javore po synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e dhunës në familje.
Me synim për të informuar dhe vetëdijesuar qytetarët nën moton “Raporto Mos Duro ’, qytetarëve po u shpërndahen fletëpalosje me mesazhe informuese e vetëdijesimi për dhunën në familje.
Në fletëpalosje përveç mesazheve sensibilizuese janë ilustruar edhe sanksionet penale ku specifikohet se kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.
Për çdo rast me elemente të dhune në familje të raportoni në Polici në linjën 192, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].