Zyrtarë policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, edhe gjatë muajit shkurt kanë vazhduar me mbajtjen e ligjëratave me nxënës të shkollave fillore në Mitrovicës Jug, Vushtrri e Skenderaj.
Me qëllim të vetëdijesimit, parandalimit dhe të mbrojtjes së nxënësve, këto ligjërata i kanë ndjekur rreth 1100 nxënës, me temën “Respektimi i shumëllojshmërisë së shoqërisë me qëllim parandalimi të ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.
Ligjëratat që janë mbajtur nga ana e zyrtarëve policorë, kanë për synim ofrimin e njohurive shtesë nga këndvështrimi policore në fushën e parandalimit të hershëm dhe vetëdijesimin e nxënësve për parandalimin e sjelljeve të dhunshme që mund të shpien në sjellje radikale.
Pjesë e ligjëratave ishte njoftimi për detyrat dhe përgjegjësit që zbaton policia në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit, gjegjësisht trajtimit të rasteve të kësaj natyre sipas ligjeve ne fuqi, si dhe për pasojat që shkaktojnë sjelljet e dhunshme.