Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, intensifikon kontrollet për personat në vetëizolim

Mitrovicë, 03 shtator 2021
Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë intensifikuar angazhimin në kontrolle të personave me masa “vetëzolimi”
Nisur nga fakti se ditëve të fundit është rritur numri i masave për persona në vetëizolim, kjo gjendje ka reflektuar që qasja policore të intensifikohet, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ, në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po ndërmerren masa të intensifikuara duke përfshirë, vizita dhe kontrollë verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetëizolim.
Kontrollet po realizohen nga zyrtarë policorë të uniformuar dhe në rroba civile, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga institucioni kompetent e paraparë si masë parandaluese.
Ndaj personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia është duke ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19,
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë dhe t’ iu përmbahen masave të parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19 .
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje