Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut dhe atë të veriut po zhvillojnë fushatë informuese për sigurinë e këmbësorëve

Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut dhe atë të veriut po zhvillojnë fushatë informuese për sigurinë e këmbësorëve
Mitrovicë, 14 prill 2023
Me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë për këmbësorët, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Veriut përmes aktiviteteve (fushatës) javore po synojnë të rrisin vetëdijesimin, sensibilizimin e qytetarëve për sigurinë e këmbësorëve si pjesëmarrës në trafikun rrugor, me moton “PËR SIGURINË TUAJ BËJE NJË HAP TË SIGURTE”
Për të informuar dhe vetëdijesuar qytetarët me disa nga veprimet themelore në cilësinë e këmbësorëve si pjesëmarrëses në trafikun rrugor, në fletushkën që po ju shpërndahet qytetarëve janë ilustruar disa nga shembujt për veprimet që duhet të ndërmarrin këmbësorët, se si të lëvizin si këmbësor, si të behet kalimi i rrugës, kujdes për veten dhe të tjerët.
Për çdo veprim të parregullt të pjesëmarrësve në trafikun rrugor raportoni në Polici në linjën 192, 038 550 999, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje