Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës me masa të shtuara në ofrimin e sigurisë në pishina, lumenj dhe liqene

Mitrovicë, 23 qershor 2022
Në kuadër të planit operativ “Sezoni veror” 2022, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pishina, lumenj dhe liqene, vende këto të cilat paraqesin rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve në veçanti të rinjëve- fëmijëve, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, në bashkëpunim me institucionet komunale ka filluar me aktivitete te shtuara me qëllim të parandalimit të këtyre rreziqeve.
Angazhimet policore dhe të autoriteteve komunale po realizohen praktikisht në teren duke vlerësuar gjendjen e pishinave, lumenjve dhe liqeneve.
Në zonat ku janë vlerësuar që mund të paraqesin rrezik janë duke u vendosur/rivendosur shenja të lajmërimit të rreziqeve varësisht nga rreziqet e identifikuara.
Gjithashtu pjesë e këtyre angazhimeve në vijim do të jenë edhe kontaktet me pronar të pishinave dhe sugjerimet që ata t’ i përmbahen manualeve të sigurisë përfshirë edhe prezencën e ekipeve të shpëtimit në pishina.
Ky angazhim do të vazhdoj gjatë tërë sezonit veror përfshirë edhe aktivitetet tjera dhe kontakte/takime me banorë në afërsi të zonave të lumenjve/liqeneve si dhe me qytetarë që frekuentojnë këto vende.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje