Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Rajonin e Mitrovicës gjatë dy ditëve të fundit konfiskon tri armë

Me datën 19.08.2024, policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri, pasi një njësi policore gjatë patrullimit kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Runik dhe pasi kanë arritur të lokalizojnë vendin ku kishte pasur të shtëna në një aheng familjar, është konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë dhe pesë (5) fishekë.
Gjithashtu me datën 19.08.2024, policia në Vushtrri , ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Maxhunaj. Pasi kanë arritur të identifikojnë lokacionin, policia ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë.
Me datën 20.08.2024, policia në Mitrovicë ka konfiskuar një armë të gjatë gjuetie, pasi që ndaj personit të dyshuar kishte pasur një urdhëresë të mëhershme nga ana e gjykatës për armëmbajtje të paligjshme. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa arma dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të konfiskuar janë proceduar si prova materiale.
Personit të dyshuar për rastin në Skenderaj A.M., 35 vjeçar, pas procedurës intervistuese me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të pa-autorizuar të armës”.
Personi I.K i dyshuar për rastin në Vushtrri, pas intervistimit dhe inicimit të rasteve për veprat penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të pa-autorizuar të armës”, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa personi i dyshuar për rastin në Mitrovicë, R.L, 47 vjeçar, pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt kurse ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të pa-autorizuar të armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje