Me qellim që policia të jetë sa më afër familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, familjeve të tyre si dhe fëmijëve të tjerë Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë shfrytëzoi mundësin e implementim të Projektit “Të Festojmë së Bashku”, duke shpërndarë pako për fëmijë me rastin e festave të fund vitit, për Vitin e Ri.
Në kuadër të këtij projekti edhe policët nga Stacionet Policor Prizren, Suharekë, Dragashë dhe Mamushë kanë shpërndarë dhurata për fëmijët.
Dhuratat janë shpërndahen për fëmijët bonjak në SOS fshatra, fëmijët me Down Syndrome dhe autizëm, fëmijët të cilët festat e fund vitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve ( repartet pediatrike), fëmijëve të policëve të rënë në detyrë (fëmijëve të policit-dëshmor Sami Thaqi), dhe fëmijë të tjerë për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmirëson jetën e tyre, por do të jetë një gëzim sado i vogël në këto ditë festive.
Gjatë shpërndarjes së dhuratave janë përfshihen edhe fëmijët e minoriteteve.