Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Prizren realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Prizren, 10 qershor 2022
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatës.
Me 10.06.2022, rreth orës 14:35, në Prizren është arrestuar dënuari F.B., 40 vjeçar, m/b/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar katër Urdhëresa, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një viti e 50 ditë burgim.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje