Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren e ne bashkëpunim me policin Kufitare është realizuar ekzekutimi i urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata ne Prizren.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 06.04.2022, ku rreth orës 20:20, në PKK Vermic te Prizrenit është ndaluar i dyshuari SH.Ç., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një (1) viti e 15 ditë burgim.