Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Prizren VERI në Prizren është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 15.02.2022, ku rreth orës 07:30, në Prizren, ku është arrestuar i dyshuari: P.P, 61 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhërese për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Vjedhje e rend”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej (një ) 1 viti burgim.