Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Prizren në zbatim të masave gjatë fundjavës

Prizren, 19 prill 2021

Gjatë vikendit 16-18 prill 2021, aksioni i policisë në Prizren është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Nr.01/05 dhe me këtë rast policia ka kryer aktivitete në të gjithë rajonin e Prizrenit në parandalim dhe kontrollim të zbatimit të masave për luftimin e pandemisë COVID-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në rajonin e Prizrenit, policia ka shqiptuar 371 fletëparaqitje për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, ndërsa ka asistuar Inspektorët komunal në tetë raste.
Aktiviteti kryesor i policisë kishte për kontrolle rrugët dhe sheshet kryesore dhe në zonat ku kishte frekuentim të qytetarëve, sidomos në orët e mbrëmjes kur një pjesë e qytetarë shfrytëzonte kohën e shëtitjes pas iftarit.
Nga sot, me datë 19 prill 2021, aktiviteti i policisë do të jetë në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje