Sot, me datë 14 dhjetor 2021, stacioni policorë ne Prizren, po vazhdon me aktivitetet të rregullta të takimeve me biznese dhe argjendar, duke zhvilluar komunikim të drejtpërdrejt me pronarë të bizneseve me qëllim ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në aktivitetin e policisë në Prizren përveç takimeve po zhvillohen edhe kontrolle në transportin publik duke kontrolluar për masat anti-covid19. Pjesëtarë të policisë janë duke monitoruar rrjedhën e komunikacionit dhe gjatë kontrollit në disa autobusë urbanë janë gjetur parregullsi për mosrespektim të masave dhe janë shqiptuar kundërvajtje si të tilla.
Po ashtu zyrtarë policor brenda qytetit të Prizrenit, përveç kontrollimit për respektim të masave janë duke regjistruar edhe kundërvajtjet në komunikacion për drejtues të automjeteve të cilët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit e sidomos në vendkalimet për këmbësore.
Me aktivitete të tilla policia do të vazhdojë edhe me tutje, duke rritur masat e kontrollit sidomos për festat e fund vitit.