Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Policia në Pejë me fushatë vetëdijsuese për inkurajimin e komuniteteve për konkurset e ardhshme në PK”

Pejë, 05 tetor 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është duke realizuar fushatë në përkrahje të kandidateve potencial për të aplikuar në Policinë e Kosovës
Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit për aplikim në Policinë e Kosovës, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë po realizohet fushatë vetëdijësuese për inkurajimin e kandidatëve të rinjë të cilët mund të aplikojnë në Policinë e Kosovës.
Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë prezantim për mënyrën e aplikimit me qëllim të inkurajimit të kandidateve që të shfrytëzojnë mundësitë që të jenë pjesë e konkurseve të ardhshme të Policisë.
Gjatë fushatës, është prezantuar procesi i rekrutimit si dhe pjesëmarrësve iu janë shpërndarë broshura me udhëzues rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, inkurajon të gjithë të interesuarit që pasi te hapet konkursi (i cili pritet të hapet) të aplikojnë në Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje