Mitrovicë, 8 qershor 2022
Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë realizuar tri urdhëresa ndaj tre personave për të cilët kishte urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresave aktive, në tri lokacione të ndryshme janë realizuar urdhëresat me ç’ rast personat e dyshuar që ishin në kërkim me urdhëresa janë shoqëruar në Gjykatën kompetente.
Tre të dyshuarit, pas përmbushjes së obligimeve ndaj Gjykatës të njëjtit janë liruar.