Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicën e Jugut, po vijon me zbatimin e planit të veçantë operativ për sigurinë në trafikun rrugor

Mitrovicë Jugu, 17 maj 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vijon me zbatimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor. Në zbatimit të planit operativ njësitet e Task Forcës, përveç patrullimit në lëvizje, pikave të kontrollit me radar, po operojnë në mënyrë të modifikuar ku rrjedhën e trafikut po monitorojnë edhe me dron dhe video incizime.
Përveç angazhimeve të përgjithshme në trafikun rrugor, njësitet e Task Forcës, gjatë kësaj jave në fokus të kontrollit kanë pasur edhe monitoruar segmentet rrugore në identifikimin e kundërvajtësve në tejkalime në vijë të plotë, ku në saje të angazhimeve të Task- Forcës gjatë periudhës kohore prej 01 deri me 15 maj 2024, janë identifikuar dhe ndëshkuar 78 kundërvajtës për tejkalime ne vije te plotë, ndërsa gjithsejtë janë ndëshkuar 2847 kundërvajtës për kundërvajtje të ndryshme.
Tejkalim në vijë të plotë: 78
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 1119
Mos respektim i semaforit 31
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 74
Mos vënie e rripit të sigurisë: 92
Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 237
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 1216
Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’ u përmbahen dhe t’ zbatojnë rregullat e sigurisë në trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje