Mitrovicë, 15 Qershor 2022
Përpos detyrave për ruajtjen e rendit publik, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale, policia në Mitrovicë merr seriozisht dhe trajton çdo informatë për veprimtari të kundërligjshme.
Gjatë ditës së sotme, policia në Mitrovicë ka pranuar informacione se në një banesë kolektive në Mitrovicë dyshohej se ishte duke u zhvilluar një veprimtari e dyshuar. Duke vepruar në bazë të informatës së siguruar, policia ka identifikuar hyrjen në katin e gjashtë të banesës në të cilën dyshohej se zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme.
Në atë lokacion, policia ka hasur ne dhjetë(10) persona të cilit kishin qenë të ulur pranë tavolinave me kompjuter, duke kryer veprimtarinë me thirrje online. Policia ka identifikuar pronarin i cili ka deklaruar se nuk kishte marrë leje për zhvillimin e veprimtarisë në fjalë.
Për atë arsye është njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës dhe në atë lokacion kanë shkuar dy zyrtarë të ATK-së, të cilët ndaj pronarit kanë marrë masa ligjore për zhvillimin e veprimtarisë pa pasur leje biznesi nga organet kompetente.