Me datën 18.10.2022, nga ana e zyrtarëve të Gjendjes Civile të Komunës së Mitrovicës ishte raportuar një rast i dëmtimit të një kioske elektronike(e-kioska) në Fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës nga persona të panjohur. E-kioka ishte vendosur për pajisjen e qytetarëve me dokumente të gjendjes civile ndërsa sipas ankuesit nga e-kioska ishin dëmtuar pajisjet elektronike të saj dhe ishin vjedhur para në shumë prej 33 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit të kioskës elektronike ishte rreth 2000 euro.
Pas një pune intensive hetimore nga ana e hetueseve të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, sot me datë 20.10.2022 është arritur që të identifikohen fillimisht dy persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor ku të njëjtit kishin pranuar se në bashkëkryerje edhe me dy persona tjerë kishin dëmtuar dhe kishin marrë shumen e parave që gjendej në aparat.
Në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori i cili ka udhëzuar që katër personat e dyshuar të moshës së mitur të intervistoheshin në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe të zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale. Pas intervsitimit dhe procedurave tjera janë iniciuar rastet ,,Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe ,,Vjedhje e rëndë, ndërsa personat janë liruar në procedurë të rregullt.