Mitrovicë, 10 dhjetor 2021
Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi po ndërmerren masat të nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.
Përkundër angazhimeve specifike Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në Mitrovicë, me qëllim të parandalimit dhe ofrimit te sigurisë në vazhdimësi është duke mbështetur njësitet dhe sektorët e ndryshëm që po rezulton me efikasitet si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit.
Veprimet operative në fushën e parandalimit nga ane e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, janë duke vazhduar në tërë zonën e rajonit të Mitrovicës, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme, gjatë kontrolleve rutinë në posedim te kundërligjshme tek personat e kontrolluar janë gjetur dhe sekuestruar tri thika.
Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.