Hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar personin e dyshuar të moshës së mitur pasi i njëjti javë më parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë me një fishek të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar në rrjete sociale.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve