Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jugu Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Dje me datë 05.07.2022, rreth orës 08:25, në Mitrovicë është arrestuar dyshuari XH.H., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.