Zyrtarët policorë të DRP-Mitrovicë Jugu, në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave anti Covid-19, edhe sot kanë vazhduar ma aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik.
Duke u bazuar në planin operativ, përpos fushave tjera policia sot në fokus ka pasur zbatimin e masave të parapara me vendimin e qeverisë në qendrat tregtare. Në të gjitha qendrat tregtare të vizituara, zyrtarët policorë kanë kontakuar stafin përgjegjës të ketyre qendrave dhe kanë kërkuar nga ana e tyre zbatimin rigoroz të masave të parapara për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Ndaj të gjithë personave të cilët nuk kanë zbatuar masat e parapara, policia ka ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, e do të vazhdoj të merrë masa edhe ditëve në vijim.