Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë mban takim me drejtorët e shkollave fillore e të mesme

Mitrovicë, 19 prill 2023
Në zbatim të strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe planit të veprimit në “Siguria në shkolla” Komandanti i Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, sot ka mbajtur takim periodik me Drejtorin e DKA-s, Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Mitrovicës.
Major Ahmet Xhosha para të pranishme prezantoi gjendjen e sigurisë në shkolla nga perspektiva policore për tre mujorin e fundit duke potencuar se siguria për nxënësit mbetet prioritet, njëkohësisht kërkoj që bashkëpunimi dhe koordinimi me autoritete e shkollave të vazhdoj tutje që të sigurohet një ambient i përshtatshëm dhe i sigurt për procesin mësimor në të gjitha shkollat.
Major Ahmet Xhosha, ndër të tjera ka theksuar se synim i përbashkët mbetet parandalimi, ditëve të fundit janë marr masa sigurie përfshirë edhe bastisje të nxënësve gjersa po vazhdohet me patrullime në afërsi të shkollave, prezencë të shtuar të policëve në uniformë dhe rroba civile. Përveç pranisë fizike të policisë në afërsi të shkollave, policia po angazhohet edhe në fushata vetëdijesuese dhe projekte parandaluese në shkolla.
Nga ana e pjesëmarrësve drejtorëve te shkollave dhe Drejtori i DKA-s, u paraqitën disa nga sfidat e tyre me çështje qe kanë të bëjnë me objektet shkollore, njëherit falënderuan policinë për angazhimin e vazhdueshëm në ofrimin e sigurisë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje